“Turizmi këtë vit do jetë i shqiptarëve”, Rama: Brenda majit hapim gjithë rrugët për bashkëkombasit

Kryeministri Edi Rama thotë se ky do të jetë viti i turizmit të shqiptarëve pasi qeveria po përpiqet të hapë të gjitha rrugët për bashkëkombasit kudo që jetojnë ata. Por Rama kujtoi se turizmi këtë vit do ketë limite dhe me protokolle sigurie shëndetësore prandaj edhe shqiptarët teksa sot flasin për Suedinë nesër do të duhet të sillen si suedezë me rregullat.

”Linjat ajrore janë të mbyllura. Kemi një koridor ajror me Air Albania, sa hapet aplikimi rezervohen menjëherë. Europa ka thënë që do hapen më 15 qershor, kurse disa vende do i hapin më herët. Ne do i shohim dhe duam t’i qëndrojmë objektivit që brenda majit të hapim të gjitha rrugët ajrore për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, edhe në funksion të turizmit. Këtë vit do jetë turizmi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të kujtohen për Suedinë, dhe thonë se ja si nuk u mbyll Suedia, por do të sillen si suedezë për rregullat.”- tha Rama.

Leave a Reply