Turqët po e shpëtojnë Teqen “Arabati Baba” nga kthetrat e Sulejman Rexhepit

Për palën turke, për TIKA-në që ka marrur mbi vete të insvestojë deri në detaj në këtë Teqe, nuk është me rëndësi se kush do ta nënshkruajë protokollin e bashkëpunimit, me rëndësi është që, ta shpëtojnë Teqen nga kthetrat e pista të Sulejman Rexhepit dhe, të rinovuar, të meremetuar e të sjellë në gjendjen tërësisht funksionale, t’ia dorëzojnë Komunitetit Bektashian të Maqedonisë. Shikuar nga aspekti politik, ky akt restaurues përkthehet si “protektorat ndërkombëtar, deri në pavarësim”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Në javën e parë të muajit shkurt të këtij viti, Komuniteti Bektashian i Maqedonisë shënoi 480 vjetorin e Teqes “Arabati Baba” të Tetovës. Përmes fotografive vizitorët kishin mundësi të njihen me historinë e teqesë, e ndërtuar më 1538 nga Sersem Sali, vezir i sulltan Sulejmanit.

Para të pranishmëve, fjalim do të mbajë kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj dhe sekretari Armend Sulejmani, të cilët theksuan problemet gjyqësore-pronësore me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë. Pra, në këtë eveniment ponari i rrejshëm Sulejman Rexhepi mungonte! Shtatë vite më parë, gjatë një vizite në Maqedoni, Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kishte kërkuar që të ndërhyhet në këtë objekt nga më të vjetrat që përbëjnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore në Maqedoni.

Në Raortin e vitit 2016, të përgatitur nga DASH, mbi liritë fetare në Maqedoni, ishte theksuar diskriminimi i Komunitetit të Bektashinjëve në Maqedoni që po e përjeton nga BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Problem i veçanë ishte ngritur insistimi i BFI-së së Mulla Sulës për ta paraqitur si pronë të veten Teqen “Arabati Baba”, duke ia vjedhur në mënyrë të hapur pronën vakufore Komunitetit Bektashian.

Pretendimet e Sulejman Rexhepit për sa i përket kësaj Teqe i kishin kaluar edhe kufijtë e pretendimeve të periudhës komuniste e cila, ndonëse e kishte nacionalizuar nga Komuniteti Bektashian, kurrë nuk kishte denjuar t’ia ndërrojë identitetin parësor Teqes si pronë e bektashianëve shqiptar. Sulejman Rexhepi, orekset uzurpatore i shprehu pikërisht me këtë Teqe, duke e rrëmbyer dhunshëm dhe duke paguar huliganë që ta pengojnë misionin dervishian të Baba Mondit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Miqësimi i Sulejman Rexhepit me presidentin shqiptar, Ilir Meta, për ndryshe mik i madh me Baba Mondin, kishte koston e vet! Jo vetëm ato 300 mij eurot për t’u dekoruar prej tij por, kuluarëve të Kryegjyshatës përflitet se, Sulejman Rexhepi e kishte kusht që të tërhiqet nga Komuniteti Bektashian në Maqedoni, mos ta pengojë madje edhe ta inicojë regjistrimin e këtij Komuniteti më vete, në rang me BFI-në, dhe, gradualish të heq dorë nga të gjitha pronat vakufore të Teqes. Sulejman Rexhepi i ka pranuar të gjitha kushtet vetëm të vijë deri te dekorata nga presidenti shqiptar.

Kësisoj, më 21 dhjetor të vitit të kaluar, pra, një muaj pas dështimit të dorëzimit të dekoratës nga presidenti shqiptar, në Regjistrin qendror është regjistruar edhe Komuniteti Bektashian i Maqedonisë, si komunitet më vete, pas çka menjëherë filloi edhe skicimi i ponës vakufore të uzurpuar nga pretendimet gllabëruese të Sulejman Rexhepit.

Kur të kihen parasushë të gjitha këto fakte, pa dyshim që duket shumë irituese dhe e mjerueshme pranimi i Sulejman Rexhepit për të nënshkruar për një pronë që nuk është e tij, as e bashkësisë së tij islame. Sulejman Rexhepi, në zyren qendrore të TIKA-s në Ankara na e paska nënshkruar marrëveshjen për nismën e punëve për restaurim të këtij objekti të kultit që u ngrit tash e pesë shekuj më parë. Me këtë gjest, edhe një herë, ndërkombëtarisht u dëshmua sëmundja e Sulejman Rexhepit për t’’i dalur zot gjërave të huaja. Ai në vend se t’ia dorëzojë pronën Komunitetit Bektashian, ashtu siç sugjerojnë edhe amërikanët në Raportin e vitit 2016 për të drejtat fetare në Maqedoni, ai pa fije turpi prezantohet si “pronar juridik” i kësaj prone. Ai e di fare mirë se ky gjest është një gafë shumë e rëndë por, i gjendur para një izolimi total, ai pranon të futet edhe në të tilla avanura, vetëm të paraqitet si faktor e si person i duhur!

Për palën turke, për TIKA-në që ka marrur mbi vete të insvestojë deri në detaj në këtë Teqe, nuk është me rëndësi se kush do ta nënshkruajë protokolloin e bashkëpunimit, me rëndësi është që, ta shpëtojnë Teqen nga kthetrat e pista të Sulejman Rexhepit dhe, të rinovuar, të meremetuar e të sjellë në gjendjen tërësisht funksionale, t’ia dorëzojnë Komunitetit Bektashian të Maqedonisë. Shikuar nga aspekti politik, ky akt restaurues përkthehet si “protektorat ndërkombëtar, deri në pavarësim”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *