Turqia dërgon ekipet e kërkim-shpëtimit/ Erdogan: Botës islame i bëj thirrje të mbështesë Shqipërinë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Erdogan theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.

“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, shtoi ai,“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim.”

“Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, deklaroi Erdogan.

Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6.3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë 5 ballë në Kepin e Rodonit.

Leave a Reply