Turqia pezullon të gjitha fluturimet/ Erdogan: Do ta kapërcejmë këtë situatë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vendosur që të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, në kudër të masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Nga ana tjetër, sa i përket lëvizjes në qytetet e tjera, qarkullimi do të kryhet përmes një autorizimi.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë situatë. Ne do të vazhdojmë luftën të vendosur kundër koronavirusit”, tha Erdogan.

Ndërkohë, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha gjatë një konference për shtyp se deri më tani regjistrohen 92 viktima dhe 5698 të infektuar.

Po ashtu, theksoi se 42 persona janë shëruar nga virusi dhe kanë lënë ambientet e spitalit.

Leave a Reply