Twitter dhe Facebook heqin llogaritë kineze

Twitter and Facebook kanë ndërmarrë hapa për të bllokuar atë që e konsiderojë fushatë të shtetit kinez në mediat sociale për dezinformim.

Twitter tha se hoqi 936 llogari që thuhet se janë përdorur për të shkaktuar përplasje politike në Hong Kong.

Rrjeti u shpreh se të gjitha llogaritë e hequra janë nga territori kinez dhe se kjo vjen si pjesë e një përpjekje të koordinuar për të për të minuar “legjitimitetin dhe pozicionet politike të protestave”.

Facebook tha se kishte hequr 7 faqe, 3 grupe dhe 5 llogari.

“Postonin shpesh lajme politike lokale dhe çështje që përfshijnë tema të tilla si protestat në Hong Kong,”-tha Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në internet të Facebook. “Megjithëse njerëzit që qëndronin pas kësaj u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi lidhje me individë të lidhur me qeverinë kineze.”

Përveç 936 llogarive specifike, Twitter tha se rreth 200.000 llogari të tjera, të dizajnuara për të forcuar dezinformatat, u pezulluan “në mënyrë proaktive” para se të bëhen “thelbësisht aktive”.

Leave a Reply