Ukrainë/ Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-presidentin Janukoviç

Prokuroria ukrainase kërkoi sot, gjatë një seance të tensionuar dëgjimore, 15 vite burg për ish-presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç, i strehuar në Rusi që prej rrëzimit nga pushteti dhe i gjykuar në mungesë për ”tradhëti të lartë” në Ukrainë.

Aktakuza nuk u kuptua qartë pasi avokatët e mbrojtjes flisnin të gjithë në të njëjtën kohë, Prokuroria e Përgjithshme publikoi tekstin në një komunikatë shtypi.

”Viktor Janukoviç ka tradhëtuar popullin e tij, ka tradhëtuar ushtrinë e tij. Në momentin më të vështirë për vendin dhe për qytetarët e tij”, deklaruan prokurorët.

”Ai u arratis, duke tradhëtuar në mënyrën më cinike edhe mbështetësit e tij më të ngushtë”, akuzuan prokurorët, duke kërkuar një dënim me 15 vite burg për Janukoviç Viktor Fiodorovitch.

Janukoviç u arratis në shkurt të vitit 2014 në Rostov-on-Don, në jug të Rusisë, pas disa javë protestash pro-europiane të Maidanit në Kiev, të shtypura me gjak. Ai u shkarkua më 22 shkurt të vitit 2014 nga Parlamenti.

Leave a Reply