Ulet numri i të infektuarve brenda 24 orëve/ 223 të prekur në total, 44 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Nëse këtë shifër e krahasojmë me atë të së dielës, vihet re se ka një rënie të rasteve të reja. Kjo pasi të dielën u numëruan 15 të infektuar të rinj, ndërsa të hënën 11. Numri total i pacientvëe ka shkuar në 223.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”, tha drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

Hartat me qytetet ku është përhapur koronavirusi vijon të jetë e njëjtë, por ka një shtim të rasteve në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë. Ndërkohë, Fico tha se numri i të shëruarve ka shkuar në 44.

“Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.”

Leave a Reply