“Unë nuk di t’i jap makinës”, Rama debaton me ndjekësit për karburantet

Replika me kryeministrit Rama dhe ndjekesve te tij ne Facebook, qe nuk lene rast pa komentuar ne postimet qe ben ai.

Në një video nga aksioni i fundit i antiinformalitetit një komentues i shkruan Rames se aksioni per karburantet po e ben si “hakmarrje” pasi e ka pesuar makina e tij.

Rama nuk ia kursen pergjigjen, duke i thene se nuk di t’i jape makines, por tregon pse po i japin me shume gaz makines se shtetit.

Replika

Komentuesi: Me duket se makina jote e ka pesuar kesaj rradhe se ska mundesi se po merr kete nisme. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh te gjithe pa dallime.

Rama: Une s’di t’i jap makines keshtu qe nuk e ndjej ca peson makina😁Po kjo nuk eshte nje perpjekje qe po fillon tani, megjithese njeriu harron shpejt dhe shumekush e ka harruar ca katrahure totale ka qene ky vend ca vite perpara!

Tani thjesht po i japim me shume gaz ne kete drejtim makines se shtetit. Do thuash ti po pse tani e jo perpara me kaq gaz? Sepse nuk behen dot te gjitha menjehere vella. Perqaf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *