Urdhërarrest për Albin Kurtin. Gjobë për kreun e Kuvendit

Urdhërarrest për Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar këtë të premte një urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Paraprakisht, shkak për këtë mësohet të jetë bërë mungesa e Kurtit në një seancë gjyqësore, mbi hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë e njëjta gjykatë ka gjobitur edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Kjo pasi mungoi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të Lëvizjes Vetvendosje. Gjykata Themelore e Prishtinës e gjobiti Veselin me 200 euro, ashtu sikur edhe nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Hliti, deputetët Leonora Limajt, Armend Zemaj si edhe Naser Osmani.

Leave a Reply