Ushtria turke nis bombardimin e pikave të regjimit Asad

Tensionet në veri-perëndim të Sirisë kane arritur pothuajse kulmin pas një sulmi të regjimit të Asadit ndaj pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Turqisë ku 29 ushtarë mbeten të vrarë dhe mbi 15 të tjerë të lënduar.

Menjëherë pasi u konfirmuan lajmet për viktimën e fundit zyra e Presidencës se Turqisë doli me deklarata te fuqishme ku njoftoj për nisjen e bombardimeve masive ndaj pikave te Regjimit te Bashar Al-Asadit.

Këtë e konfirmoj edhe agjencia e lajmeve siriane SANA ku sipas lajmeve nga mediat siriane pretendohet se 12 pika te forcave siriane janë bombarduar nga Forcat e Armatosura te Republikës se Turqisë.

Në anën tjetër, njoftohet se elementet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) gjatë operacioneve në Idlib, në 17 ditë kanë neutralizuar 1.709 elementë të regjimit.

Leave a Reply