Valle e gëzim në zgjedhjet e Koresë së Veriut

Partia Komuniste fiton 100 % të votave

Ata siguruan 100% të votave dhe do të zenë të 700 vendet e në Asamblenë Supreme të Popullit, siç njihet ndryshe parlamenti. Rezultati dihej pa u zhvilluar zgjedhjet, megjithatë radhët e votuesve ishin tepër të gjata në të gjitha qendrat e votimit, për kënaqësinë e të cilëve, partia kishte organizuar edhe festimet me këngë e valle.

Kandidatët e Partisë së Punëtorëve nuk kishin asnjë konkurrent në fletën e votimit. Udhëheqësit të madh, fleta iu dorëzua ndryshe nga votuesit e zakonshëm. Mosha minimale për të votuar është 17-vjeç.

“Jam krenare që jam qytetare e Republikës Demokratike Popullore të Koresë dhe do doja të bëja më të mirën për të kontribuar në prosperitetin e republikës tonë”.

Ky proces votimi zgjodhi deputetët e legjislaturës së 14 për një mandat 5-vjeçar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *