Vdekja më e lehtë se frika nga e vërteta

Sulejman Rexhepi, edhe një herë dëshmoi se frikën nga e vërteta e ka më të tmerrshme se sa vdekjen. E ka shumë të tmerrshme përballjen me të vërtetën, të vërtetës i frikësohet më shumë se Xhibrilit. Fatkeqësisht – vetëm për frikën nuk ka ilaç

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

 

Në emisionin debativ organizuar nga TV 21M, edhe kësaj radhe Sulejman Rexhepi refuzoi që të përballet me kundërshtarin e vet. Atje ku ka mundësi për të paguar, këtë e bën vetëm e vetëm që t’i shmanget përballjes me të vërtetën. Madje edhe më shumë e paguan pengesën që e pamundëson të vërtetën për të dalë në opinion.
Sulejman Rexhepi, uzurpatori klasik i BFI-së, nuk denjoi që t’i dalë përballë në debat deputetit Muhamet Zekirit. Nëse zotëri Zekiri nuk ka pasur argumente nëse ka shpifur, nëse ka sajuar, nëse të gjitha argumentet kanë qenë në anën e Mulla Sulës, atëherë pse ky të ketë frikë për t’u përballur me deputetin, me të vërtetat e tij për sa i përket të bëmave mafioze të Sulejman Rexhepit?
Sulejman Rexhepi nuk është në gjendje që t’i përgjigjet Muamet Zekirit, nuk është në gjendje që ta mohojë apo ta demantojë, nuk është në gjendje që të dalë nga bira e arushës dhe të përballet me te, por, më lehtë e ka që Muahmet Zekirit “t’i përgjigjet” me “deklaratat e Muftinjëve” që i siguron duke i urdhëruar prerazi: “dilni dhe ma jepni përkrahjen ose, ju shkarkova të gjithëve!
Cila është kënaqësia e të siguruarit të një përkrahje nga i ashtuquajturi myfti i Sturugës? Po përkrahja nga ai i Shtipit? Çfarë kënaqësie të paraqet përkrahja e siguruar nga i ashtuquajturi myfti i Prilepit, i Manastirit, i Velesit, i Kërçovës, Ohrit, Dibrës etj?! Asnjë nga këta myftinj nuk e ka mbledhur organin e vet, nuk i ka mbledhur këshillat e xhamive, as këshillat e xhemateve, nuk e ka nxjerrë asnjëri në diskutim në organin e vet përkrahjen që e kërkon Sulejman Rexhepi. Kjo do të thotë se, Sulejman Rexhepi prej tyre kërkon që t’i mohojnë organet bazë, t’i injorojnë tërësisht, mos ta përfillin mendimin e imamëve por, krye më vete, ose të japin përkrahje ose “në të nanës”! Fundja me refuzimin masiv që ia bënë në fund të Ramazanit, duke i injoruar në apelin e tyre që të japin sa më shumë fitra e zeqate, u dëshmua shumë qartë se “prijësit” lokalë nuk gëzojnë kurrfarë përkrahje e respekti nga popullata myslimane lokale.
Kësisoj, Mulla Sula i korrupton myftinjtë dhe, njëherazi i degradon deri në zhveshje nga ajo trohë e personaliteteve që u ka mbetur. Për të ngelur edhe më tej myftinj, ai kërkon që ta përkrahin në mënyrë të falsifikuar, ky gjest ata i bënë të korruptueshëm, ndërkohë që, si të tillë Sulejman Rexhepi i shantazhon duke ju thënë se, nëse unë largohem ju ngelni rrugëve!
Një lider shpirtëror, mbi të gjitha do të duhej të përkrahet nga xhemati i vet, ndërsa Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm se, në mesin e myslimanëve të Maqedonisë nuk mund t’i gjejë as 50 persona që e përkrahin!
Një lider shpirtëror ka nevojë që të respektohet, të përkrahet nga predikuesit fetar të cilëve ju prinë, kurse Sulejman Rexhepi e di fort mirë se, vështirë se gjenë në rajon “lider” si ky i urryer nga shumica e predikuesve.
Me organe të diskutueshme, me “udhëheqës” lokalë të emërtuar me kusht që ta luajnë rolin e sahanëlëpirësit, me miq që dekorohen prej Tomisllav Nikoliqit, si “myftiu” i Preshevës, me udhëheqës të institucionev arsimore të cilëve u shahet nana dhe gruaja natë e ditë, nuk mund të sigurohet dhe të garantohet jetëgjatësia e karrierës prej mafiozi. Sulejman Rexhepi e ka shumë të qartë se me përkrahjen e tyre vetëm sa del qesharak por, po aq është i vetëdijshëm se, jasht kolltukut të BFI-së ai nuk di të funksionojë, siç nuk mund ta gëzoje as respektin dhe “dashurinë” familjare të fëmijëve të tij nëse ik nga kolltuku i BFI-së!
Sulejman Rexhepi tashmë ka hyrë nëpër dhëmbëzorët e instituconeve shtetërore. Nëse DAP-i nuk paska shansë të futet në BFI, brenda do të futet pa pyetur askend policia financiare. Ose, a është në gjendje që edhe më tej të pengojë Sulejman Rexhepi fillimet e proceseve gjyqësore që e presin?
Tërë kjo zhurmë është vetëm një selam institucional për Mulla Sulën se, po përfundon koha kur Sulejman Rexhepi e aktronte roloin e djalit shumë të keq por të paprekshëm. Sulejman Rexhepi, aq shumë e ka tepruar me hajni, me vjedhje e me korrupsion sa që, tashmë as subjektet politike shqiptare e myslimane nuk janë në gjendje që t’i dalin në krah dhe t’i demantojnë të gjitha ato akuza. Tashmë qytetarët e Maqedonisë jo që janë të bindur se Sulejman Rexhepi është një nga personat më të rrezikëshm në vend por, tashmë të gjithë janë të bindur se vendi i tij është diku në ndonjë biruc kah Kumanova apo Shtipi. Mulla Sula mund të sigurojë sa të dojë “përkrahje” nga të ashtuquajtur “myftinjtë e tij”, por, assesi nuk mund t’ju bëjë “sehire” organeve të drejësisë dhe prej tyre të sigurojë ndonjë pafajësi! E ka vetëm një shans: të shkojë në kishë te Dedo Stefani i cili mbase edhe mund t’ia shplajë mëkatet e bëra. Vetëm prej aty ai mund të dalë “i pamëkatshëm”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *