Vendimi jepet me 6 qershor, Adriatik Llalla i lë “prangat” në dorë kreut të Krimeve të Rënda Donika Prela

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë javë.

Me 6 qershor do të vendoset nëse Llalla, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi, javën që po lëmë pas, shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik.

Ky i fundit e kishte quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ish kreu i akuzës nuk ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia.

CNA.al ka kontaktuar me avokatin e ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj, për të mësuar se çfarë po ndodh me Llallën, ku gjendet dhe se a do të pranojë të ballafaqohet më drejtësinë.

Avokati Hazizaj, sapo ka mësuar se për ç farë jemi të interesuar, është shprehur me nervozizëm “Nuk mund të flas, ai është klienti im”.

Risjellim në vëmendje, se në seancën e KPA –së, komisionieri Florian Ballhysa tha se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e duhur ligjore për t’u tërhequr nga sistemi.

Ballhysa e ka argumentuar këtë pretendim me arsyetimin se Llalla ende mban statusin e magjistratit dhe të prokurorit, pasi nuk ka paraqitur kerkesë për dorëheqje KLD-së ose dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas kësaj logjike të shtruar nga Ballhysa, Vettingu për Llallën duhet të vijojë.

Avokati i ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj e ka kundërshtuar këtë pretendim të shtruar nga komisioneri Ballhysa.

Sipas Hazizajt, Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjore dhe ka njoftuar për dorëhqje Presidentin e Republikës me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare.

Sipas avokatit, dorëheqja është një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese.

Kujtojmë se ish kryeprokurori Llalla është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda. Madje drejtuesja e re e këtij isntitucioni Donika Prela, u tha se u emërua për të prangosur Llallën.

Prokuroria Durrësit pati regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-Kryeprokurorit Llalla më 15 mars të këtij viti.

Veprat penale, për të cilat po hetohet Llalla përfshijnë “refuzimin për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave pasi ka mospërputhje sa u përket shumave të deklaruara. Ai ka blerë toka me çmime shumë të ulëta kur ushtronte detyrën e Kryeprokurorit dhe pas rivlerësimit, vlerat e pronave janë rritur me dhjetëra herë./Lexo.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *