Vettingu në Polici/ Ministria e Brendshme bën njoftimin e rëndësishëm

-Policia e Shtetit po kalon në ‘sitën’ e vettingut, vjen një njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Brendshme.

Në njoftim thuhet se punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA duhet të:

Dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit deri në datën 7 maj;

-Nuk duhet ta shoqërojnë formularin e vetëdklarimit me asnjë dokument tjetër;

-Duhet të dinë se formulari i vetëdeklarimit nuk ka asnjë kosto financiare;

-Formulari do të plotësohet elektronikisht, printohet, firmoset dhe dorëzohet;

-Duhet të deklarohen fitimet nga dita e parë e punës;

-Familjarët (në të njëjtën certifikatë familjare) duhet të deklarojnë të ardhurat gjithashtu për të njëjtin hark kohor;

-Mundësia e mosmarrjes së informacioneve nga institucionet shtetërore nuk i penalizon;

 -Duhet të deklarohet çdolloj pasurie;

-Duhet të deklarojnë llogaritë aktive bankare.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ky formular nuk ka asnjë kosto financiare, ndërsa ai plotësohet elektronikisht.

/lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *