Vettingu/ Në “sitë”, Edmond Islamaj. Komisioneri Publik: Bleu tokë shtetërore 10 m larg detit dhe e bëri të tijën

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari Islamaj ishte vetë i pranishëm në seancë. Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK-së për Islamajn, ndërkohë që sot në orën 10:00, ka nisur seanca në ngarkim të tij. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posacëm të Apelimit përbëhet nga Luan Daci, kryesues, Sokol Çomo, relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Në seancën që ka nisur tashmë në KPK, komisioneri Publik Florjan Ballhysa është shprehur ne verifikimi dhe hetimi i KPK-së për pasurinë e Islamajt nuk ka qenë i plotë. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1 mijë metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës. Florjan Ballhysa: Në aspektin e pasurisë për subjektin Edmond Islamaj, hetimi i KPK-së s’është i plotë dhe ka mangësi. Hetimi duhej më i plotë, për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme si edhe llogaritë bankare. Për pronën 1000m2 në Kapen në Kavajë, që është në pronësi të Islamajt. Këtë pronë, Islamaj e ka bërë për 1000 mijë euro nga një shtetas shqiptar dhe bashkëshortja e shitësit nga Afrika. Këtë pronë e ka blerë në 2015.

Çmimi i shitjes është më i ulët sesa çmimi i referencës që është miratuar nga qeveria. Shitësi e ka regjistruar pronën 1 muaj para se t’ja shiste Islamajt. Në seancën e zhvilluar në KPK, Ballhysa ka ngritur pyetjet sesi u kthye toka shtetërore e blerë nga Islamaj, në tokën e këtij të fundit. Komisioneri ka pyetur sesi arriti ta blinte Islamaj këtë tokë me një cmim 25 herë më të ulët nga tregu.

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa: Kjo pronë është 10 metra larg detit dhe është një zonë e investimeve strategjike. Kolegji duhet të hetojë se si kjo pronë u kthye nga tokë shtetërore në tokë në pronësi të Islamajt. Duhet të kontrollohen të gjitha dokumentet në hipotekën Kavajë. Çmimi në këtë zonë është 25 herë më i lartë nga çmimi i përdorur nga gjyqtari. Bashkëjetuesja e gjyqtarit Edmond Islamaj ka tre pasuri të paluajtshme. I ka përfituar në 2001, dhe si ka deklaruar asnjëher nga 2005, po për herë të parë i ka deklaruar në 2017. Burimi i këtyre tri pronave, apartament 141 m2 dyqan dhe garazhd në Durrës zonja i ka blerë të treja me një çmim prej 1 milion lekë, por në 2012 i ka rivlerësuar shumë fish. KPK s’ka hetuar zonjën se ku i gjeti paratë dhe nëse ka paguar ose jo, tatimet. Gjyqtari ka blerë një makinë Land Rover afro 21 mijë euro. Në deklaratën e tij të pasurisë ka deklaruar se 40% është ai pronar dhe 60% pronar është babai i tij.

Së treti, bashkëshortja ka deklaruar 2 garsoniere në plazh. KP nuk vë në dyshim burimin e krijimit pasi rrjedhin nga një kontratë e bërë me babain e saj, por këto dy garsoniere nuk janë deklaruar disa vite më aprë në deklaratat e pasurisë. Në relacionin që Komisioneri Publik i dërgoi KPA-së më 12 korrik kur bëri ankimimin për Islamajn, thuhej se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishin të plota.

Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmendte transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T. Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *