VIDEO/ Gazetari në Greqi vrapon t’u shpëtojë flakëve gjatë transmetimit “live”

Është kthyer në një vend të shkretuar e gjithë zona e Atikës e cila u përfshi nga flakët një ditë më parë, rreth orëve të pasdites së ditës së hënë.

Televizioni grek “Alpha” ka sjellë një përmbledhje të kronikave të djeshme, teksa më shumë se 3 gazetarë ishin në vendngjarje, gjatë momentit kur sapo kishin shpërthyer flakët.Pamjet janë shumë të rënda, një situatë tragjike, ndërsa shihet sesi zjarri përfshinë çdo gjë.

Teksa një nga gazetarët ka qenë duke transmetuar live, në një nga zonat që ishte më e rrezikshme pasi flakët vazhdonin të përhapeshin me shpejtësi, shihet duke vrapuar së bashku me disa persona të tjerë, por edhe zjarrfikës të cilët, edhe pse tentonin që të shuanin flakët, ishte e pamundur.

Nga ana tjetër, shihen dy autobusë të cilët kishin mbërritur në vendngjarje për të marrë njerëzit dhe për t’i dërguar në një vend të sigurtë, që detyrohen të kthehen pas, pasi flakët bëhen të rrezikshme dhe për ta.

Më poshtë mund të shihni tmerrin që kanë përjetuar ditën e djeshme këta persona, ndërsa sot raportohet se numri i viktimave i ka kaluar 60, mes tyre edhe 3 shqiptarë.

Leave a Reply