Video/ Hidhet shorti i Champions League, grup ferri për Barcelonën e Bayern

Është hedhur në Monte Carlo shorti i grupeve të UEFA Champions League për sezonin 2019-2020. 

Goglat e tërhequra nga ish-futbollistët e Interit dhe Chelsea, Wesley Sneijder dhe Peter Cech janë treguar të pamëshirshme për gjigantët e Europës, të cilët do të përballen me njëra-tjetën që në fazën e grupeve.

Kështu, Barcelona, e cila është edhe pretendente për të fituar turneun është shortuar në grupin F së bashku me Borussia Dortmund, Inter dhe Slavia Pragë. Short relativisht i lehtë për kampionët në fuqi, Liverpool, që do të mas forcat me Napolin, RB Salzburg dhe Genk. 

Reali i Madridit është shortuar në grupin A me Paris Saint Germain, Club Brugge dhe Galatasaray. Bayern Munich do të bëj llogaritë me Tottenham Hotspur, Olympiacos dhe Crvena Zvezda.

Kampionët e Premier League, Manchester City gjendën në grupin C, ku do të sfidojnë Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb dhe Atalanta. Juventus është shortuar në grupin D bashkë me Atletico Madrid, Bayer Leverkusen dhe Lokomotivë Moskë. Grup i ekuilibruar për fituesit e Europa League, Chelsea. 

Londinezët gjenden në grupin H, ashtu siç edhe gjysmëfinalistët e sezonit të shkuar të Champions, Ajax, spanjollët e Valencia dhe francezët e Lille. Grupi që nuk ka një skuadër favorite është ai G. Zenit St Petersburg si kokë grupi do të sfidojë Benfikën, Lyonin dhe RB Leipzig, me synimin për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin më të madh në kontinent. 

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme u ndanë edhe çmimet e futbollistëve më të mirë për çdo pozicion. 

Alisson Becker dhe Virgil van Dijk të Liverpool morën trofeun e portierit dhe mbrojtësit më të mirë, ndërsa Frenkie de Jong që sezonin e shkuar e mbylli me Ajax fitoi atë të mesfushorit më të mirë të vitit. Lionel Messi fitoi konkurencën me Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah për çmimin e “Sulmuesit më të mirë të vitit në Champions League”.


Shorti i plotë

Grupi A 

Paris Saint Germain 
Real Madrid 
Club Brugge 
Galatasaray 

Grupi B 

Bayern Munich 
Tottenham Hotspur 
Olympiacos 
Crvena Zvezda 

Grupi C 

Manchester City 
Shakhtar Donetsk 
Dinamo Zagreb 
Atalanta 

Grupi D 

Juventus 
Atletico Madrid 
Bayer Leverkusen 
Lokomotiv Moskë 

Grupi E 

Liverpool 
Napoli 
Salzburg 
Genk 

Grupi F 

Barcelona 
Borussia Dortmund 
Inter 
Slavia Pragë 

Grupi G 

Zenit St Petersburg 
Benfika 
Lyon 
RB Leipzig 

Grupi H 

Chelsea 
Ajax 
Valencia 
Lille 

Takimet e para të grupeve të Champions League luhen më 17 dhe 18 shtator. 

Kliko linkun

Gjithçka po ndodh në sallën e organizuar nga UEFA 

Leave a Reply