VIDEO/Përmbytjet më të mëdha në 500 vitet e fundit

Këto pamje katastrofike vijnë nga shteti i Michiganit në SHBA. Pjesa qendrore e vendit  është përmbytur krejtësisht , duke detyruar më shumë se 10 mijë banorë që të evakuohen.  

Dy diga me strukturë të dëmtuar, përgjatë lumit Tittabawasse u përmbytën për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të cilat zgjatën disa ditë.

Dhjetëra ura janë shkatërruar e disa zona janë zhytur nën 2.5 metër ujë. Guvernatorja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisjen e hetimeve.

GRETCHEN WHITMER

GUVERNATORE E MICHIGANIT

“Nuk mund ta besoj që në mesin e një pandemie, na duhet të përballemi edhe me një përmbytje të jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur në 500 vjet.”

Presidenti Donald Trump shfrytëzoi situatën për të kritikuar guvernatorin, e cila nuk e mbështet ende daljen e vendit nga izolimi për shkak të pandemisë, ndërkohë që pothuajse të gjitha shtetet janë rihapur pjesërisht.

Leave a Reply