VIDEO/ Rama: Pezullojmë pagesën në Rrugën e Kombit deri në zgjidhjen më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Parlmaent se pagesa për Rrugën e Kombit nuk do fillojë pa u gjetur zgjidhja më e mirë e mundshme për banorët e zonës.

“Vendimi ynë është i qartë, ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës, pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme, të mundshme për atë zonë”, tha ai.

Ai madje u ka kërkuar ndjesë banorëve të zonës kur tha se kjo ishte eksperienca e parë për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë formë. Megjithatë Rama edhe nëjherë theksoi se qytetarët janë përdorur nga opozita si “mish për top” për interesat e tyre.

“U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do t’ja kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjeshtë nga praktika ndëkormbëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë, nga pikëpamja psikologjike, për njerëzit e painformuar, dhe pastaj edhe të vendosur në shënjestrën e të tjerëve, opozitës por jo vetëm për tu përdorur si mish për top për axhendën e tyre”, deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës në Parlament:

Duhet të ishte e udhës që sot të kishim opozitën, por fatkeqësisht opozitë nuk është këtu pasi nuk është motivuar në perceptimin e banorëve të Kukësit.

Unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën e tyre. Por do të merrem me shpjegimin me durim të çështjes që ka sjellë shqetësimin legjitim të banorëve të Kukësit. Ajo që duhet përsëritur nga ana ime, qysh që në fillim të diskutimit, vetëdija për përgjegjësinë time dhe përgjegjësinë tonë për pamjaftueshmërinë tonë për shpjegimin e kësaj çështje. Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferentë dhe kemi lënë me vetëdije në harresë, kështu siç është manipuluar, por thjeshte se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të kësaj çështje.

Pa dashur të justifikohem u kam kërkuar ndjesë publike banorëve dhe do u kërkoj sërish sa herë që të flasë për këtë temë, por jemi nisur nga praktika ndërkombëtare. Duke qenë një eksperiencë ë parë nuk kemi qenë të përgatitur se çfarë do të sillte një risi e tillë.

Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe dëerisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë.

Do të arrijmë besoj që ta lehtësojmë barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme dhe ta bëjmë të funksionojë sistemin. E rëndësishme është që ata të na kuptojnë ne se nuk ekziston në këtë botë, një udhëheqës apo një kryeministër apo përfaqësues i zgjedhur i popullit që të vendosë pagesa me dëshirë, apo nga qejfi i vet, që të vendosë detyrime që nuk janë të domosdoshme.

Ata që preferojnë të duartrokiten duke gabuar dhe duka ia lënë faturën njerëzve gjatë rrugës për të ruajtur rehatin e tyre dhe ata që preferojnë të shahen duke bërë gjënë e drejtë, në funksion të së nesërmes. Unë hyj të te dytët, midis duartrokitjeve duke marrë me të mirë një komunitet, apo bashkësi të tërë siç bën të tjerët, që i lanë njerëzit ca të paguajnë dhe të mos paguajnë dhe sharjeve duke bërë sot një gjë që shumëkush mund të mos e kuptojë që është e duhura për nesër unë zgjedh gjithmonë këtë të dytën, sepse ta shohësh greminën përpara njerëzve që udhëheq dhe ta lësh popullin që të ballafaqohet me greminën si e lanë të tjerët para nesh nuk hyjnë në raportin tim me njerëzit dhe unë e konsideroj tradhti të interesit të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Leave a Reply