Vijojnë punimet – Xhamia e Namazgjasë, lartësia e minareve e afërt me një pallat 10-katësh

 Vijojnë me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, objektit të kultit për besimtarët myslimanë. Minaret e xhamisë kanë lartësinë e një pallati 10 katësh, ndërsa 2 katet nëntokë të objektit do të jenë parkim nëntokësor. Myftiu i Tiranës Ylli Gurra na tregon ecurinë e punimeve duke dhënë detaje për objektit që do të mirëpres qindra besimtarë dhe qytetarë të vendit.

Në Xhaminë e Namazgjasë janë kryer 75% e punimeve. Sipas projektit kjo do të jetë xhamia më e madhe e myslimanëve në kryeqytet.

Me një arkitekturë tipike klasike outomane, objekti është veshur me 10.000 m 2 veshje guri brenda dhe jashtë. Kaligrafitë e bëjnë të veçantë atë, ndërsa inxhinerët po respektojnë përpikërisht që të ruhen parametrat akustikë gjatë predikimit të imamit përmes këtyre dritareve të vogla.

Xhamia është një nevojë e besimtarëve myslimanë. Ndodh,  dhe jo vetëm të premteve të xhumave që në xhamitë ekzsituese falja bëhet në trotuare në pamundësi që rituali të kryhet brenda objektit të kultit.

Trualli i Namazgjasë është 9371 m2, ndërsa  stuktura e gjurmës së objektit është 2800 m2.

Për zbatimin e projektit dhe ecurinë e punimeve punojnë mbi 100 veta, punimet ecin paralelisht me katet e nëndhshme dhe kupolën apo minaret.

Me Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra ju tregojmë avancimin e punimeve të objektit të kultit dhe mënyra se si është konceptuar xhamia, edhe si qendër multifunksionale.

Këtu jemi në hapësirë ku do të ndërtohet muzeu. Në të do të vendosen objekte, dokumente që tregojnë historikut të besimit mysliman.

Myftiu i Tiranës këtu na tregon për hapësirën e dedikuar për sallën e konferencave si dhe ambientet të tjera pritëse.

Ylli Gurra: Këtu jemi në pjesën ku ndodhet qendra kulturore e cila ka një kapacitet 350 vende dhe ka në dy anët qendra simulante për përkthimin gjatë eventeve. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen e zjarreve.

Parikimi nëntokësor prej 2 katesh me një kapacitet 220 vende do t’i shërbej besimtarëve myslimanë por edhe qytetarëve të tjerë. Inxhinerët thonë se punimet edhe në këtë drejtim kane ecur në ritme optimale.

Ylli Gurra: Parkimi i cili do të jetë i hapur qoftë për besimtarët, por i hapur edhe për publikun. Hapësira e parkimit që përbëhet nga 220 vende është i ndarë në dy kate.

Ndërsa këtu jemi në katin e parë mbi tokë. Kjo do të jetë një hapësirë dedikuar kryerjeve të ritualit të faljes. Myftiu Ylli Gurra thotë 1050 m2 do të jenë në dispozicion të besimtarëve myslimanë për faljen.

Ylli Gurra: Këtu ndodheni në sallën e faljes së xhamisë, një sallë me gjurmë 2450 m2 ku mund të falen disa mijëra besimtarë. Shumë e vecantë për xhamitë e këtij lloji është edhe ekzistenca, hapësira mes dritareve që rregullojnë akustikën e brendshme të sallës së faljes së xhamisë, që mos kumbohen zërat qofta gjatë faljes. Këto hapësira mes dritareve, një traditë shekullore rregullon funksionimin e aqkustikës.

Edhe zonjat do të kenë hapësirën e tyre, do të jetë një ambient i posaçëm në xhami për 1000 femrat që do ti drejtohen me lujet Zotit.

Ylli Gurra: Në katin e dytë është hapësira e faljes për zonjat besimtare.

Këto pamjet tregojnë për arkitekturën e xhamisë së Namazgjasë; pëbëhet nga 18 kupola të vogëla, 7 gjysëm kupola 1 kupolë e madhe qëndrore. Ka 4 minare dhe lartësia e tyre është 36 m, ose afërsisht në lartësinë e një pallati 10 kate.

Ylli Gurra: Një fazë e dytë e vështirë që do ta nxjerrë mrekulluese xhaminë janë punimet kaligrafike.

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë nisi në 13 maj 2015. Është një investimi dhe financim i Komunitetit Mylsiman Turk dhe afati kohor për kryerjen e punimeve mendohet të zgjasë deri në 3 vite. I gjithë investimi i parashikuar për vënien në funksion të plotë për besimtaret myslimanë është 40 milionë euro.

/Oranews.tv/

Leave a Reply