Viti 2018 shënoi rekord, 1 miliard euro investime të huaja

Viti 2018 ka shënuar rekord, duke kapur 1 miliard euro investime të huaja. Kështu deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili bëri një bilanc të arritjeve përgjatë 1 viti.

Duke u ndalur te investimet e huaja, Ahmetaj tha se “opozita ka gjetur mënyrën e gabuar për të bërë betejën e vetë, kur thotë që kanë ikur investitorët e huaj”. Vetëm gjatë 9-mujorit të 2018, sipas Ahmetaj, janë 757 milionë euro investime të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *