Vrasja e afro-amerikanit, nuk ndalen protestat e dhunshme në SHBA

Vdekja e një afro-amerikani ka shkaktuar protesta të mëdha në disa qytete në SHBA. Dyqane dhe biznese janë djegur në Minneapolis, aty ku ndodhi edhe vrasja e George Floyd nga një oficer policie.

Guvernatori i Minnesota-s tha se vdekja e Floyd ka shkaktuar një shkatërrim të padëshirueshëm për vendin. New York, Atlanta dhe disa rajone të tjera përjetuan protesta të rënda për shkak të kësaj ngjarje. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë u detyrua të mbyllej.

Protesta në New York

Në lidhje me vrasjen e Floyd është akuzuar polici 44-vjeçar Derek Chauvin. Ai duket në pamjet që u bënë virale menjëherë pas ngjarjes teksa mban gjurin në fytin e viktimës për 8 minuta. Polici pritet të dalë para gjykatës të hënën.

Këtë incident, Presidenti Trump e ka përshkruar si gjë shumë të tmerrshme. Çështja Floyd ka rikthyer zemërimin mes qytetarëve në lidhje me vrasjet e policisë ndaj amerikanëve me ngjyrë.

Minnesota mbetet rajoni më i dhunshëm. Protestuesit kundërshtuan shtetrrethimin të premten. Në shumë zona ishin të dukshme zjarret për shkak se ata u vinin flakën makinave. Gjithashtu janë shtuar vjedhjet.

Protesta në Minneapolis

Edhe në Washington D.C., pati protesta. Njerëzit u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë me pankarta në duar dhe thërrisnin “Nuk marr dot frymë”, fjalët e fundit të George Floyd. Situata bëri që Shërbimi Sekret të mbyllte përkohësisht Shtëpinë e Bardhë.

Protesta në SHBA

Edhe në Atlanta u shpall gjendja e emergjencës në disa zona. Protestuesit shkatërruan ndërtesa dhe makina policie. Demonstrata janë bërë edhe në Dallas, Los Angeles dhe Oakland.

Situata në Atlanta
Protestuesit me pankarta kundër vrasjes së George Floyd

Leave a Reply