Vuçiq paralajmëron tragjedi për Serbinë nëse nuk gjendet kompromis për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se do të jetë tragjike për Serbinë, nëse nuk do të arrihet një kompromis sa i përket çështjes së Republikës së Kosovës.

Këto deklarata kreu i shtetit serb i ka bërë në një intervistë për ‘Espresso.rs’, transmeton Gazeta Express.

‘Është e vërtetë që Kosova nuk është e gjitha shqiptare, por është e vërtetë gjithashtu se jo gjithçka në Kosovë është e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij e vërteta është që duhet të arrihet një kompromis ndërmjet dy shteteve, pasi sipas tij e kundërta do të ishte një tragjedi për Serbinë.

“Ata që nuk kuptojnë, një gjë e tillë do ta sillte Serbinë në tragjedinë më të madhe, dhe në një humbje më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë”, ka shtuar kreu i shtetit serb.

“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë, dhe e shoh se nuk e kuptojnë, unë nuk e kam problem. Por ta drejtoj të ardhmen e politikës së Serbisë drejt një tragjedie, nuk do të lejoj”, ka thënë ndër të tjera Aleksander Vuçiq për ‘Espresso.rs’./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *