Washington Post: Engel do të jetë kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan

Kongresisti Eliot Engel pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Puna e tij, Washington Post thotë se do të nisë më 1 janar të 2019.

Kongresisti demokrat, pas zgjedhjeve të mesme në SHBA, ku në Dhomën e  Përfaqësuesve fituan demokratët, Eliot Engel pritet të jetë kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të këtij Kongresi.

Për dy vjet, administrata Trump ka injoruar përpjekjet nga demokratët e kongresit për të mbikëqyrur politikën e jashtme të SHBA-së nga dega ekzekutive. Por, Washington Post shkruan se nga janari i 2019-s, Eliot Engel, pritet të dalë në krye të Komitetit.

Madje, ai ka thënë se mbikëqyrjen do ta nisë shpejt, sepse nuk ka kohë për të humbur më.

Eliot Engel ka qenë disa vite si përfaqësuesi më i lartë i partisë së vet në këtë Komitet, por pasi partia e tij demokrate ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, ai do ta marrë pozitën e kryetarit të Komitetit.

“Shtëpia e Bardhë duhet të na marrë seriozisht, dhe nëse nuk do ta bëjë këtë, do të sigurohemi që ata të na marrin seriozisht”, ka thënë Engel në një intervistë të mërkurën.

Ai tregoi se do t’i ofrojë administratës një mundësi besimi, për të punuar me homologët e tyre të rinj të Kongresit.

“Por, nëse kjo nuk funksionon, atyre do t’u ndalohet përdorimi i thirrjeve, buxheteve apo çfarëdo mjeti tjetër që kanë në dispozicion për të detyruar bashkëpunimin që e ka fusha legjislative”, ka thënë Engel.

E presidenti Trump ka thënë të mërkurën se nuk është i shqetësuar për hetimet që pritet të nisin rreth kongresit, pasi siç tha ai, demokratët shpejt do të jenë përgjegjës për politikën e jashtme.

Kongresisti amerikan është mik i Kosovës dhe i dekoruar nga presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lirisë”, më 12 qershor të vitit 2004.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *