Zaev konfirmon: Nga bisedat e përgjuara ka me mijëra biseda të mia

Incizimi në rastin “Mitmarrje” ku është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev nuk ishte në gjykatë as sot. Pritet që Gjykata e Apelit të vendos nëse gazetarët dhe opinioni do të janë prezent në gjykatë.

Sot në gjykatë rreth një ore ka pasur vetëm biseda telefonike nga PI masat, por gjykata vendosi që gazetarët dhe opinioni tjetër të janë të përjashtuar.

Zaev ka thënë se në ato biseda nuk ka asnjë dëshmi, ata janë biseda të një kryetari komune me një qytetar tjetër. Për këtë rast ai është përgjuar prej më shumë se dy viteve.

“E di se derisa me PI masat jam përgjuar diçka prej më shumë se dy viteve, dhe sipas njohurive të mia në pajtim me ligjin dhe për terrorizëm dhe vepra tjera penale më së shumti mund që të përgjohet deri në një vit e tre muaj. Nuk kam asgjë që mund të më frikësoje në sferën e bisedimeve për këtë rast”, deklaroi kryeministri.

Zaev ka thënë se sipas bombave që i kishte LSDM-ja, dhe pastaj të dorëzuara në PSP vetëm prej tij ka pasur mbi 10.000 biseda të incizuara.

Leave a Reply