Zbulohen detaje, kush është shoferi i ministrit Xhafaj që u gjet me plumb në kokë

Të tjera detaje dalin në lidhje me punonjësin e Gardës që u gjet i pajetë brenda makinës.

Ai është identifikuar si Shkëlzen Qordja dhe është njëri nga shoferët e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Trupi i tij u gjet i pajetë brenda makinës, ndërsa pranë tij ndodhej edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Paraprakisht dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Pranë ambienteve të Gardës ka mbërritur edhe autoambulanca për të marrë trupin e pajetë të gardistit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Garda e Republikës – Njoftim për media

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *