Zbulohen mjetet me të cilat kasapët sauditë e masakruan gazetarin Khashoggi

Mediat turke kanë publikuar imazhe me rreze X nga aeroporti dhe shfaqen fotografi shokuese të pajisjeve të specializuara me të cilat dyshohet se është vrarë gazetari saudit Jamal Khashoggi.

Në fotografitë e siguruara nga Aeroporti i Stambollit “Ataturk” shihen shiringa, gërshërë si dhe armë të tjera të ftohta në bagazhin e skuadrës që dyshohet se vrau e masakroi Khashoggin.

Po ashtu, aty shihet edhe një bisturi, bllokues sinjali e shumë të tjera.

Imazhet thuhet se janë marrë pasi sauditët kaluan kontrollet e sigurisë në terminalin kur ata u larguan nga vendi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *