Zgjedhjet lokale, PD shpall 13 kandidatë nga 61 bashki gjithsej

Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa kandidatë të tjerë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 Qershorit.Pas Patosit, Urës Vajgurore, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës, kandidatët për këto njësi të cilët u zyrtarizuan dje, sot janë mësuar emrat për Peqinin, konkretisht Albert Kreçi, për Pukën do të jetë Rrok Doda, për Bashkinë Klos emri rivalizues i kandidatit të mazhorancës do të jetë Basir Çupa, ndërsa në Burrel do të mbajë siglën e PD-së kandidati Nezir Rizvani.

Vetëm një ditë më parë u mësuan Luan Mustafaj për Patosin, Bujar Hoxha për Urën Vajgurore, Anton Koka për Malësinë e Madhe dhe Zef Hila për Vaun e Dejës, kandidat ky i përbashkët me demokristianët.

Veç tyre, PD ka shpallur edhe emrat për Gjirokastrën, Tropojën, Kamzën dhe Elbasanin, ndërsa për t’u përcaktuar janë edhe 48 të tjerë, pasi deri më tani janë njoftuar emrat për 13 Bashki nga 61 që ka vendi gjithsej me ndarjen e re administrativo-territoriale.

Vendimi më interesant mbetet ai për Tiranën dhe Durrësin. Për këtë të fundit ka ende një mosmarrvëshje me republikanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *