Zgjedhjet në Iran, aleatët e Presidentit Rouhani projektojnë fitoren

Aleatët e Presidentit reformist Iranian, Hassan Rouhani kanë projektuar një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare, kur janë numëruar afro 90% e kutive të votimit. Miliona qytetarë i’u drejtuan kutive të votimit ditën e premte për të përcaktuar 290 përfaqësuesit e Parlamentit.Me interes të madh do të pritet edhe përcaktimi i antarëve të Asamblesë së Ekspetërve, pasi këta të fundit do të përcaktojnë edhe pasuesin e liderit suprem të vendit, Ayatollah Khamenei. Reformistët shpresojnë që t’i fitojnë të 30-të mandatet e kryeqytetit, pasi sipas ekspertëve, këta përfaqësues diktojnë edhe drejtimin politik të parlamentit.

Presidenti aktual, Hassan Rouhanni, po tenton që të sjellë një frymë të re në republikën islamike të Iranit. Në një intërvistë të dhënë pas zgjedhjeve, ai deklaroi se vendi i tij do t’i hapë një kapitull të ri sa i përket zhvillimit ekonomik në aspektin e bashkëpunimit me shtetet ndërkombëtare.

Reformistët po mundohen që të japin më shumë liri për qytetarët vendas si dhe të krijojnë marëdhënie të qëndrueshme me botën e jashtëme. Megjithatë, ata hasin në kundërshtinë e konservatorëve, të cilët preferojnë një vend më të mbyllur dhe të kufizuar sa i përket lirive.

Leave a Reply