Zyrtari i DASH: Mos humbni momentin, largoni çdo gjyqtar të korruptuar

Ndihmës-sekretari në DASH për Europën dhe Azinë, Matthew Palmer i ka bërë thirrje, nga forumi i Beogradit, qeverisë shqiptare që të vazhdojë rrugën që ka nisur me reformën në drejtësi, të mos tutet nga presionet e gjyqtarëve, por të largojë çdo njeri të drejtësisë, çdo gjyqtar e prokuror që ka marrë ryshfete dhe bën presione. ‘Ky është momenti i Tiranës dhe nuk duhet ta humbasë për të ardhmen e saj evropiane’

Matthew Palmer:Vendimi i Këshillit Europian të Qershorit për perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë më BE, reflekton vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ringritur institucionet kryesore të Drejtësisë. Për të luftuar krimin e organizuar dhe për ta zhdukur korrupsionin. Tirana duhet të kapë çastin, dhe ti tregojë Brukselit dhe shqiptarëve se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen evropiane. Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë ta bëjë gjyqësorin të përgjegjshëm dhe të largojë gjyqtarët që kanë marrë ryshfete ose që bëjnë presione./ Tiranapost.al

Leave a Reply