LDK’ja dhe PDK’ja fajësojnë njëra-tjetrën për Asociacionin

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë replikuar me njëri-tjetrin në Kuvend se kush e ka formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Hoxhaj në seancën që po mbahet në Kuvend ka thënë se Asociacionin e ka nënshkruar Isa Mustafa.

“Asociacioni është nënshkruar në vitin 2015 nga ish-kryeministri Isa Mustafa”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, kryeministri Hoti i ka thënë Hoxhajt se Asociacioni është ratifikuar në vitin 2013, kur kryeministër ka qenë Hashim Thaçi.

“Asociacionin e kemi raitifku në këtë Kuvend në vitin 2013, Në kohën kur kryeministër ka qenë nga PDK’ja. Isa Mustafa është siguruar në vitin 2015 që gjatë procesit të jetësimit të këtij Asociacioni, Statuti i formimit të tij të jetë në përputhshmëri në Gjykatën Kushtetutese”, ka thënë Hoti.

Leave a Reply