Pasditen e kësaj të premtje janë rikthyer lëkundjet e tërmetit në Greqi.
Sipas EMCS lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa rajone në Greqi, ndërsa epiqendra ka qenë në Detin Jon.
Fuqia e tërmetit ishte me magnitudë 4.8 të shkallës rihter, me një thellësi prej 10 km, tërmeti është regjistruar rreth 9 km në veri të Lithakiá.
