LMR-BFI: Ku po i dhemb Shaqir Fetait

Më 16 shkurt të vitit 2021, Shaqir Fetai, na e paska mbledhur “rijasetin” e vet me ç’rast kanë shqyrtuar këtë rend dite:  Informatë e Reisul Ulemasë për aktivitetet mes dy mbledhjeve,  Emërimi i Myftiut të Gostivarit,  Shqyrtimi i raporteve të punës për vitin 2020 dhe planet financiare për 2021 të Myftinive të BFI-së,  Raporti i punës së BFI për vitin 2020, Llogaria përfundimtare për 2020 dhe Plani-financiar për 2021 i Rijasetit të BFI,  Përcaktimi i datës për mbledhjen vjetore të Kuvendit të BFI, shqyrtimi i kërkesave të Myftinisë së Kumanovës dhe Dibrës,  Themelimi i institutit shkencor të BFI! Ndërsa sot, në një informatë të BFI-së së Shaqir Fetait na thuhet se, ky farë “reisi” e paska shqyrtuar edhe situatën e fundit, gjegjësisht regjistrimin e të ashtuquajturës Bashkësi Islame Selefiste “Dar el Hadith”, me ç’rast paska sjellë disa konkuzione, të cilave ai u thotë “vendime”! 

“Bashkësia” që e paska shastisur Shaqir Fetain në fakt është regjistruar dhe ka filluar me punë që nga 20 dhjetori i vitit të kaluar! 

Ish-reisul ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, në fb-në e vet, reagon qysh më 21 janar të këtij viti, duke ia tërhequr vërejtjen Shaqir Fetait që po i bën koncensionet nëntokës antiislame vetëm e vetëm që ta përkrahin në projektin e tij shkatërrimtarë të BFI-së gjashtëshekullore. Efendi Rexhepi thotë: “Dëmi po i bëhet institucionit shekullor të cilin po mundohen t’ia humbin autoritetin dhe vlerat duke ia shtuar numrin e institucioneve dhe fraksioneve fetare ne Regjistrin Qëndror nga 1 Bashkësi islame dhe 2-3 grupe religjioze që kan qenë, tani jan 3 Bashkësi islame dhe 12 grupe religjioze. Dhe fatkeqësisht, ky trend vazhdon deri në shkatërimin e instucionit të vetëm që ishte, edhe një herë po e cek, 600-vjeçar e që për ne është amanet. Un për vete vetëm një gjë e di se, s’jam pjesë e tyre as politikisht e as shpirtnisht.”

Kurse, edhe zëvendëskordinatori i Këshillit për mbrojtje të kshtetutshmëisë së BFI-së, Mr. Eset Shaqiri, ka botuar shkrimin e vet autorial në shumë portale kombëtare qysh më 2 shkurt të këtij viti, me të cilin e nënvizon dukurinë anti-BFI që po ndodhë nga institucionet e shtetit.

Shaqir Ftait i del gjumi sot dhe reagon përmes disa “vendimeve”! Kujt i reagon? Pse reagon?Vetëm sa për t’i hedhur hi syve! Thotë se i paska informuar edhe kryetarin e shtetit, edhe kryeparlamentarin edhe do faktorë të tjerë, por nuk tregon asgjë për reagimin dhe shqetësimin e tyre! Kujt t’ia tregojnë? Shaqir Fetait i cili është shkatërruesi i paimagjinuar i BFI-së?

Institucioneve shtetërore të cilëve u reagon Shaqir Fetai, janë po këta institucione të cilët dje Shaqir Fetain e regjistronin me “tituj” të cilat nuk i parashihte asnjë normë juridike as e BFI-së e as e shtetit. Formonte “rijaset” përmes formave nga më tradhëtueset, të sankisonuar me ligjet e shtetit! Falcifikoi kuorum, falcifikoi nënshkrime e vula, falcifikoi organe e institucione, vetëm e vetëm që të bëhet “ushtrues detyre”! Shkeli dhjetra nene të Kushtetutës së BFI-së, shkeli dhjetra nene të rregulloreve dhe të akteve të tjera ligjore, përjashtoi nga procesi organe kolektive të BFI-së, përmes metodave të mesjetës së errët zgjodhi që të formojë organe e të sigurojë përkrahës për rrënimin e BFI-së! Do me thënë, Shaqir Fetai bën ta shkatërrojë BFI-në, por jo edhe të tjerët! Nuk pranon konkurrencë në këtë shkatërrim të BFI-së dhe të unitetit! Pse të ndjejë kënaqësi vetëm Shaqir Fetai, të cilin po e uruakan e përshëndetkëkan dhjera qytetarë të Maqedonisë së Veriut, dhe këtë kënaqësi nuk duhet ta ndjejnë edhe të tjerët!

Është konstatim i pamohueshëm: Shaqir Fetai i është futur aksionit serbo-sllav për ta shkatërruar Institucionin që ka një histori më të gjatë se shumë shtete në rajon! Punën që e ka bërë BFI ndër shekuj për shqptarët dhe myslimanët e vendit e më gjërë, nuk e ka bërë asnjë shtet! BFI-ja dikur shtrihej nga Gjevgjelia e deri në Beograd e në Podgoricë, në krejt Kosovën dhe në Luginën e Preshevës, ndërsa sot ka peshën dhe hartën gjeografike të përmasave të Çegranit!

Këtë nuk e sheh vetëm Shaqir Fetai, apo bëhet kinse nuk e sheh. Është demagogji dhe intrigë totale kjo e Shaqir Fetait, i cili, nuk reagon në ditën pas mbledhjes së “rijasetit” të vet, por pret të kalojnë 3-4 ditë, kjo flet se ai këshillohet me struktura jashtë BFI-së, merr instrukcione prej tyre dhe, reagon formalisht, sa për t’iu bashkangjitur reagimeve të përditshme të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, lidhur me këtë fenomen që është edhe më i madh se sa ky i regjistrimit të një “BFI”-je të re! Janë edhe më shumë “bashkësi” dhe “grupe religjioze”, të cilat, deri para se t’i futej lojës së ndytë Shaqir Fetai, as që ekzistonin.

Reagimi i sinqertë, që shpreh shqetësim fetar e kombëtar, në vete ngërthen edhe ultimatumin, si dhe njohtimin e të gjithë faktorëve relevantë me këtë ultimatum pas skadimit të së cilit nuk ka kthim mbrapa! Ndryshe, ëshë vetëm një reagim formal i një qyqari!

Leave a Reply