Londra përfshihet në protesta kundër koronavirusit

Europa është përfshirë nga një valë protestash për shkak të masave të marra për koronavirusin. Së fundmi tubime ka pasur edhe në Londër të Britanisë së Madhe.

Turma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë Pallatit Buckingahm. Disa prej protestuesve mbanin parulla si “Liri” dhe “Fund tiranisë” duke mohuar në këtë mënyrë kufizimet për Covid-19.

Policia Metropolitane tha se gjithsej janë arrestuar 18 vetë. Mediat kanë raportuar edhe për disa lëndime të vogla për disa oficerë. BBC shkruan se arrestimet u kryen për shkak të thyerjes së rregullave të koronavirusit.

Kryeqyteti britanik është vendosur nën kufizime më herët gjatë kësaj jave. Protesta për shkak të masave ka pasur edhe në Itali.

Të premten qytetarët në Napoli kanë mbushur rrugët dhe kanë protestuar kundër masave të reja. Ata u kanë vënë flakën kontenierëve, si dhe janë përplasur me trupat e karabinierëve.

Nën parullën “liri, dinjitet, punësim”, qytetarët kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit në orët e caktuara nga qeveria, duke e përshkallëzuar revoltimin edhe në dhunë ndaj forcave të policisë bashkiake.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Matteo Mauri, i ka konsideruar përleshjet një luftë urbane dhe agresionin kundër policisë si akte kriminale që do të marrin gjykimin që u takon.

Leave a Reply