“Lufta e ftohtë” e Presidentit Ilias Metas (Ilir Meta) ndaj vlerave kombëtare dhe kryepalikari “shqiptar” Janullatos

Ditët e fundit ndonëse në momente festive dhe qetësie për shumicën prej shqiptarëve, duket se Presidenti jonë ka thurrur “konspiracione” se si të “prishi” gjumin qeverisë shqiptare dhe të trazojë harmoninë e shoqërisë tonë.

 

Ai vendosi që të mos e lej situatën thjesht me dërgimin e letrës “shpjeguese” Trump-it për votën shqiptarë në OKB mbi Jeruzalemin, duke bërë një veprim edhe më të paimagjinueshëm. Kësaj here ai vendosi të japi nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastasios Janullatos.

 

Për të kuptuar pse ky vendim është irredentist dhe negativ duhet të kujtojmë si më poshtë. Ky vendim i cili vjen në kundërshtim me të gjithë qendrimet refuzuese të presidentëve paraardhës, vjen në një moment ku Kryepeshkopi është drejt mbylljes së karrierës së tij kaq të diskutueshme dhe ku madje ai “uroi që pasardhësi i tij të jetë një shqiptar”. Mos vallë tani që ai u bë shqiptar, shqiptari që do të zejë vendin e kreut të kishës do të jetë jetë po ai që deri më sot nuk ka kryer një liturgji të vetmë në gjuhën shqipe dhe që ka njesuar kishën shqiptare dhe ortodoksët shqiptarë me të qenit grekë dhe në rastin më keq minoritarë?

Në fakt nuk i dihet, ndoshta z. Janullatos i ka premtuar Presidentit natyralizimin si minoritar dhe ndërrim të emrit (ilir) Ilir në Ilias Metas -për të pasur rrugë të lirë migrimi në Greqi pas procesit të Vettingut-, taktikë kjo e zotëruar mjeshtërisht në atë zona të pastra shqiptare të jugut ku z. Janullatos me grupet e të rinjve dhe politikanë ekstremistë të armatosur me idenë e kalbur të Vorio-Epirit kanë ushtruar veprimtarinë e tyre anti-kombëtare dhe duke minimizuar atë ndihmë në pamje të parë humanitare ndaj shoqërisë së varfër shqiptare.

Është pikërisht kjo veprimtari që përfshinë regjistrime paralele të pupullsisë ortodokse shqiptare/greke, organizimin e aktiviteteve kremtuese për Vorio Epirin të vartësve të tij dhe politkanëve kamikazë që i puthin paraprakisht duart e tij apo edhe takimet e tij urgjente me udhëheqjen e shtetit grek pas çdo çëdhtje banale në Shqipëri ku tashmë shqiptari Janullatos ka sulmuar atdheun e tij të ri, duke e konsideruar sulm ndaj minoritetit grek dhe më pas ndaj ortodoksismit (po ashtu grek).

Në fakt, nga sa më sipër duket se z. Meta duket se dëshiron të vështirësojë apo dhe kompleksojë qeverinë shqiptare e cila pas takimit të Kretës (të ministrave të jashtëm) vendosi disa binarë në baza të reciprocitetit të thjeshtë dhe barazisë që të përfundojnë disa procese të rëndësishme që për vite kanë qenë gjemb për shoqëritë tona.

Z. Meta edhe një herë dëshiron merita të sforcuara dhe vëmendjen e tepruar duke shkelur me qetësi dhe dashuri, harmoninë dhe tolerancën e shoqërisë qoftë për elementë të tillë të importuar të shoqërisë tonë të cilët të maskuar me një rol human, kanë çuar përpara një axhendë shkatërruese për identitetin tonë kombëtar./Lexo.al/

Leave a Reply