Majlinda: Po punoj zellshëm për ta shkruar historinë përsëri për Kosovën

Majlinda Kelmendi ka thënë se është plotësisht e përqendruar në punë dhe përgatitje për ta mbrojtur titullin olimpik dhe për ta shkruar përsëri historinë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Në mesjavë, Kelmendi e fitoi medaljen e artë në grand slamin e Abu Dhabit, për herë të dytë në karrierë, pasi e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Në një përsëritje të finales së Lojërave Olimpike Rio 2016, Kelmendi doli më e mirë se Giuffrida përsëri, duke e fituar medaljen e saj të shtatë grand slam në karrierë.

Në vitin 2016, 28-vjeçarja shkroi historinë në Brazil, duke u bërë atletja e parë që ia fiton Kosovës një medalje olimpike.

Kosovo’s Majlinda Kelmendi receives the gold medal after winning the women’s 52-kg judo competition at the 2016 Summer Olympics in Rio de Janeiro, Brazil, Sunday, Aug. 7, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

Pas këtij triumfi, xhudistja nga Peja tha se është duke punuar zellshëm për ta fituar përsëri medaljen e artë në Lojërat Olimpike e vitit të ardhshëm në Japoni.

“Nuk është e lehtë, por unë po përpiqem dhe po punoj vërtet shumë për ta mbrojtur titullin dhe për ta shkruar përsëri historinë për vendin tim”, tha Majlinda. /Gazeta Express/

Leave a Reply