Makina të djegura, përleshje, gaz lotsjellës në protestat kundër ‘Ligjit të sigurisë’ në Paris (Video)

Disa mijëra njerëz protestuan sot dhunshëm në Paris kundër masës së kontestuar të “Ligjit të Sigurisë” që shton fuqitë e policisë franceze, teksa grupe protestuesisht dogjën makina, thyen vetrata dhe u përleshën me policinë, pas kundër-përgjigjes se tyre me gazlotsjellës.

Mijëra demonstrues i nisën nga Porte des Lilas në verilindje të kryeqytetit, drejt sheshit qendror Place de la République, duke shprehur përçmimin e tyre ndaj dhunës së policisë dhe planeve të Emmanuel Macron për forcimin e dorës së autoriteteve.

Teksa protestuesit brohorisnin“të gjithë e urrejnë policinë” dhe “anti-kapitalistë,” ata thyen vetratat e disa ndërtesave dhe dogjën disa makina, mes të cilave dhe një kamion. Demonstruesit hidhnin vazhdimisht fishekzjarre dhe objekte të ndryshme ndaj policëve.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin shtëllunga të mëdha tymi e gazi lotsjellës në rrugët e Parisit, të cilat ishin mbushur me rrënoja të makinave të djegura dhe barrikadave të protestës. Në disa raste protestuesit detyruan policinë të tërhiqej duke i qëlluar vazhdimisht me fishekzjarre.

Policia tha se mes protestuesve ishin rreth 500 anarkistë që kërkonin kaos. Ministri i brendshëm Gerard Darmanin tha se të paktën 25 vetë ishin arrestuar në Paris dhe rreth 100 në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marseille, Lyon e Rennes.

Këto të fundit ishin kryesisht paqësore.

Leave a Reply