Manifestimi i Mulla Sulës si cirk politik i veshur me petkun fetar

Kur shterren idetë gëlojnë budallallëqet. Aktivitetet stereotipe, të varfëra, shabllone dhe të ndërmarra nga personat që shquhen me analfabetizëm nonshalant (kulmi i idiotizmit!), të sjellin një “manifestim” si ai i organizuar nën patronatin e hiç-it, Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, duke degraduar çdo vlerë dhe duke nënçmuar peshën e ngjarjes të cilës ia dedikon cilindo aktivitet, qoftë ky edhe Hixhretit

Shkruan Shpresa Hoxha

 

Përmes RTVM2, opinioni i gjërë i vendit përcolli një emision që publikisht Mulla Sulën e zhveshi në një aktivist të dehur pas Bashkimit Demokratik për Integrim, të Ali Ahmetit. Në mënyrë shumë perfide ka shfrytëzuar momentin e transmetimit të drejtë për drejtë dhe peshën e ngjarjes islame e cila do të duhej të shënohej sa më denjsisht. Çka ndodhi në rreth dy orë emision! Program fetar?! Në asnjë mënyrë, ishte një program politik i veshur me petkun fetar! Edhe një përpjekje për fushatë parazgjedhore në të mirë të BDI-së! Monitoruesit e këtyre zgjedhjeve gjithësesi që do t’ia tërheqin vërejtjen Institucionit të BFI-së, i cili tash e një javë është vënë në shërbim të kësaj partie.

Me ezan, me ashere e me ilahi Mulla Sula mundohet ta gënjejë Allahun Mëshirëplotë! Turp mbi turpet kjo përpjekje djallëzore e Mulla Sulës. Nxënës e profesorë, hafëzlerë e imamlerë, drejtorë e deputetë, myslimanë e myslimane, të gjithë i kishte tubuar në një vend dhe po mundohej që t’ju përcillte mesazhe për Hixhretin! Dhe, në fund doli puna që rrodhi tërësisht, “migroi” edhe nga ajo pak arsyeje, nga ajo trohë truri që i ka ngelur. Thjesht, apeloi që të gjithë myslimanët e vendit të bëjnë “hixhretin” e tyre nga jeta e përditshme në BDI! Me plotë të drejtë liderët e tjerë politik mund të angazhohen në linçimin e këtij farë “bereqeti” nga shoqëria njerëzore dhe ta izolojnë në qymezin fshataresk të pëllumbave përskaj flehut vjeshtor. Të kërkojnë që të migrojë si ata lejlekët shtegëtarë dhe të shporret nga kjo shoqëri, le të vrapojë pas derrave të egër.

Ky emision, apo, ky hiç-aktivitet dëshmon se Mulla Sula ka kohë që ka migruar nga ndjenjat fetare, ka kohë që nuk i intereson asgjë për fe, ka kohë që nuk çanë kokë për ngjarjet që po ndodhin brenda BFI-së në dëm të çështjeve fetare. Nuk dihet a ka ngelur pa ide, pa këshilltarë, pa para, pa sensin e të bukurës, apo, thjesht, nuk i intereson asgjë që do ta mburrte si “mysliman e si fetar”! Nuk i bën përshtypje kjo Mulla Sulës, jo! Ai e ka dert që, si ta ndihmojë që të fitjoë BDI-ja në këto zgjedhje lokale, si t’i detyrojë të gjithë myslimanët e vendit që ta votojnë këtë Parti, si t’i bidnë të gjithë myslimanët se ia kanë borxh një votë djalit polic të Mulla Sulës i cili duhet të avansohet pikërisht nga BDI-ja.

Si të shpjegohet ndryshe deklasimi i vlerave të Hixhretit përmes dekorimit të “personaliteteve” që paskan “kontribuar për avansimin e çështjes fetare”, sepse, fundja, për këtë qëllim është formuar mirënjohja “Myfti Vebi Dibra”! Hixhretin e përdor për aktivitete të ngushta partiake! Dekorohen tre persona të BDI-së! Cili është motivacioni?

Shaqir Fetahu ka avancuar jetën fetare islame?!? Në asnjëmënyrë! Ai veçsa ka përdorur fenë për t’u avansuar në karrierë, si një njeri i sëmurë pas karrierës. Ndikimi i tij intelektual, moral apo human në shoqërinë myslimane te venfitdit dhe më gjërë është zero, sidomos pas deklasimit të tij në mediat shqiptare si udbash!

Izet Mexhiti paska kontribuar për ndërtimin e xhamive në Çair?! Le ta nxjerrë vetëm një dokument që flet se ai nga prona e vet apo nga xhepi i vet ka dhënë diç për një xhami?! Paska lejuar që të ndërtohen  xhami në Komunën e Çairit? Vizavi këtij konstatimi idiotik të Mulla Sulës qëndron edhe konstatimi tjetër se, në kohën e Nikolla Gruevskit janë ndërtuar më shumë se në çdo kohë tjetër xhami në territorin e Maqedonisë! Madje territorialisht raporti i ndërtimit të xhamive është 1:10 në të mirë të Nikolla Gruevskit. Mulla Sula tashmë e ka bekuar Gruevskin, pse nuk ia jep edhe atij një dekoratë personale “Myfti Vebi Dibra”?!

Aaa, ekziston vetëm një arsye për të cilën Kryetari i Kuventit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e ka merituar këtë dekoratë nga Sulejman Rexhepi. Të vetmin kontribut që mund ta ketë diku Talat Xhaferi e ka në fabrikën “Skopsko Pivo”, sepse me konsumimin e dhjetra mijëra birrave në vit ia rritë rendimentin duke e bërë si një ndër fabrikat më përfituese në vend.

Rahmetli Haxhi Ganiun, sa e pati gjallë, e ka rjepur, e ka pasur sponsor special të qengjave, deshve e të ushqimeve speciale. E ka dashur vetëm për shkak të hidhërimit të tij me ish-mikun që e pat bërë njeri dhe hoxhë, Zejnullah Fazliun! Haxhi Ganiu pa dyshim që e ka merituar që moti këtë dekoratë, madje dekoratë edhe më të madhe, më internacionale, sepse askush nuk ka bërë aq sa ka bërë Haxhi Ganiu për fukaratë e për xhamitë, për hoxhallarët e për fenë islame! Kurrë nuk i shkoi në mend Mulla Sulës që ta dekorojë mikun e vet sa ishte gallë kur natë për natë ia “praptonte” qengjat! I mungon sot! Haxhi Ganiu duhet të përkujtohet me iniciativa të Mulla Sulës që shkojnë në drejtim të formimit të ndonjë shoqate, biblioteke, fondacioni që do ta mbante emrin e Haxhi Ganiut, ta përkujtonte me këndim në grupe imamësh të dy-tri hatmeve në vit për shpirt të Haxhi Ganiut. Haxhi Ganiu sërish u përdor si petk kamuflimi me qëllim që aktivitetit të vet pederast Mulla Sula t’i japë ngjyrim human e fetar.

I ka borxh Mulla Sula kësaj Partie të Ali Ahmetit! I ka shumë borxh, sepse kjo parti dhe funksionarët e degjeneruar të saj jo njëherë e shpëtuan Mulla Sulën nga proceset gjyqësore. U solidarizuan me Mulla Sulën duke ia mundusuar atij që t’i vjedhë paratë e tubuara si ndihma për vëllezërit dhe motrat nga Hasanbegu, për t’ua vjedhur paratë e grumbulluara vëllezërve nga Tetova që e pësuan nga vërshimat e tmerrshme, për t’ua vjedhur paratë e famijarëve të traumatizuar në rastin e Lagjes së Trimave, për t’ua vjedhur paratë haxhilerëve, të gjithë myslimanëve dhe për t’i bërë rrush e kumbulla nëpër shtëpi publike e kasino, nëpër banjo e masazhe, nëpër ahengje e restorante personale ku shtrohet veç mish kurbani i vjedhur. Njeriu i zhytyur me dy këmbë, madje deri në fyt, në mut, si Mulla Sula, vështirë se mund të bëjë “hixhret” të përditshëm, duke u shmangur nga të këqiat e duke ikur drejt rrugës së Dritës së Vërtetë. Mulla Sula i zhytur në atë pisllëk – do të kalbet aty. Ka kohë që Zoti atij ia ka bërë haram hixhrin nga e keqja në të mirë, pasi që ai këmbë e krye ëshë e keqja e vetme e shoqërisë myslimane të vendit! Me dekorata nuk blehet “xheneti” o Mulla Sulë!

Edhe diçka? Cili komision ka vendosur që t’i dekorojë BFI-ja personat e “Hixhretit 2017”? Kush i solli këto vendime? Po, BFI-ja tashmë është firmë personale e Mulla Sulës dhe aty ai, vetë matë vetë pret! Shyqyr që i përngjanë terzisë dhe jo xharrahut…

Leave a Reply