Manipulim apo injorancë e Shaqir Fetait

Në fb-un e Shaqir Fetait lexohet edhe kjo gënjeshtër, ky manipulim, apo kjo injoranc e Shaqir Fetait: “doajen i leximit të Kuranit”! Rrëshqet si thiu në akull Shaqir Fetai, sepse mundohet të keqpërdorë çdo mysliman që hy në BFI, qoftë për nevoja personale, qoftë për të pirë një çaj bashkë me “reisin” meqë tashmë është përhapur anekënd vendit se, Shaqir Fetai nuk kthen asnjë nga kabineti dhe se mund të hyjë brenda kushdo që i pihet një çaj a një kafe. Këtë nevojë – përsonale Shaqir Fetai sakaq e përkthen në “urime dhe përshëndetje” për Shaqir rezilin!
Keto ditë e paska “vizituar” hafëzi bashkëkohor, Egzon ef. Ibrahimi, për të cilin thotë se është “doajen i leximit të Kuranit”! A është në vete Shaqir Fetai apo është tërësisht i dehur! Njeriu normal, njeriu sagllam kah trutë e kokës, njeriu i kthejlltë, njeriu që nuk ka qenë i përkushtuar nëpër “kurse serbe”, nuk flet kaq përhanë, apo, është deri në atë masë injorant sa nuk e di kuptimin e fjalës “doajen”! Po ata që rrinë përreth tij a nuk bën ta korrigjojnë, t’i sugjerojnë se ka bërë një llapsuz të përmasave të të pamendtit!
“Doajeni i leximit të Kuranit”, Ekzon ef. Ibrahimi?!? Po a e di Shaqir Fetai se vetë ai është “doajen” në raport me moshën e Ekzonit! Pastaj, “i leximit të Kuranit”? Po pse a vetëm te Shaqir Fetai lexohet Kurani a? Doajen i leximit të Kuranit mund t’i thuhet hafëzit më plak në botë, që është gjallë akoma dhe i fortë në lexim të Kuranit, i njohur, i pranueshëm dhe i dashur nga opinioni, i respektuar dhe i nderuar më shumë se të gjithë të tjerët! Doajen është më i vjetri i një profesioni, me një përvojë të gjatë e të pranushëm nga të gjithë!
Egzon ef. Ibrahimi është një prej hafëzlerëve bashkëkohorë, të gjeneratës më të re të hafëzlerëve që lexojnë dhe këndojnë bukur Kuranin Famëlartë! Kaq e thjeshtë!

Leave a Reply