Maqedonia e Veriut me numër të lartë rastesh dhe viktimash/ Shqetësim edhe në Kosovë

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë një numër të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Nga 841 testet e kryera, 24 orët e fundit janë identifikuar 103 persona të prekur, pjesa më e madhe e të çilëve në Shkup dhe Tetovë. 

I lartë mbetet edhe numri i viktimave. 5 persona kanë humbur jetën orët e fundit. Ata vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Viktima më e re është një 45 vjeçare nga Shkupi.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë aktuarlisht mbi 2.000 raste aktive. 

Autoritetet u kanë bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të respektojnë masat e distançimit fizik dhe përdorimin e maskave.

Edhe Kosova ka regjistruar 49 raste të reja të infektuar me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë me dije se javën e fundit është shënuar një rritje e rasteve pozitiv në instituçionet publike dhe private, ndaj u bëri thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm ndaj zbatimit të masave parandaluese.

Por ndonëse Kosova vijon të shënojë rritje të rasteve të reja, dhjetra pronarë restorantesh kanë dalë në proteste. Ata kërkuan lejinin e zhvillimit të dasmave dhe çeremonive të tjera familjare duke u shprehur se po diskriminohen nga isnstuituçionet e vendit, e një gjë e tillë po i çon bizneset e tyre drejt falimentimit.

Leave a Reply