Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima nga COVID-19, shtohen rastet e reja

Që prej fillimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të enjte 15 viktima si pasojë e COVID-19, ndërsa 173 kanë dalë pozitivë.

Personat që kanë ndërruar jetë ishin 9 në Shkup, 1 në Ohër, dhe nga 2 në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut u shënuan 150 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në total, vendi fqinj ka deri më tani 6,625 të infektuar dhe 321 viktima.

Leave a Reply