Kryeprokurorja e Perkohshme Arta Marku ka zbarkuar ne prokurorine me te nxehte ne vend, ate te Elbasanit, pikerisht aty ku filloi dhe gjuetia e “peshqve te medhenj” me arrestimin e dy ish drejtoreve te pergjithshem te rrugeve Dashamir Xhika e Andi Toma.
Gjithashtu ne Elbasan startoi dhe arrestimi i bashkepunetoreve te tyre, te gjitha bashke per abuzimet me rrugen Tirane-Elbasan dhe Elbasan-Gjinar.
Rruge qe po çojne drejt hetimit penal dhe ish ministrin e LSI te Transporteve Edmond Haxhinasto.
Analiza vjetore e Prokurorisë si dhe përurimi i ndërtesës së re janë dy arsyet që e çojnë këtë të mërkurë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, në qytetin e Elbasanit.
Pas vizitës së saj në “shtëpi” (Prokurorinë e Shkodrës), Marku shkon sot në njërën nga Prokuroritë ku pati dhe më shumë probleme, duke kujtuar këtu kallëzimin penal të Dritan Ginës, ish kreut të institucionit, i cili nuk pranoi vendimin e Kryeprokurores për ta lëvizur nga drejtimi i organit të akuzës së Elbasanit.
Kujtojmë gjithashtu se qyteti i Elbasanit në muajt e fundit të vitit që lamë pas ka qenë në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale, përplasjeve mes grupeve kundërshtare e sidomos incidentin e famshëm mes policisë dhe një grupi të dyshuar kriminal./TemA/