Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, OSBE takim me Gjiknurin dhe Hajdarin

OSBE pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ka mbledhur sërish tryzën për kete reforme.

Pjesë e kësaj tryeze janë bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Përmes një postimi në rrjetin social Gjiknuri, me poston edhe fotot nga tryeza,  bën me dije se ambasadorët jo vetëm mbështetën dialogun e rinisur me opozitën por edhe inkurajuan vazhdimin e tij deri në miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar  për Reformën Zgjedhore  zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore #ReformaZgjedhore.”

Leave a Reply