Maska, filtra të ajrit dhe distancë më e madhe – kështu do të duken fluturimet me aeroplan në të ardhmen

Austria dhe Gjermania po përgatiten të rifillojnë operacionet e fluturimit.

Aeroportet kanë qëndruar të mbyllura që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit. 16,000 aeroplanët janë në tokë, shumë linja ajrore po përballen me shkatërrim të menjëhershëm. Me lehtësimin e planifikuar të masave, tani ka shpresë të re se operacionet e fluturimit gjithashtu mund të rifillojnë ngadalë.

Më poshtë po japim një përmbledhje se si fluturimi do të jetë i mundur përsëri, përkundër krizës së COVID-19 dhe cilat masa duken joreale.

Dhe është e qartë se masat duhet të merren përtej kufijve të vetëm të këtyre dy shteteve.

Autoritetet austriake dhe gjermane si dhe shoqatat e aviacionit shtetëror tashmë janë në bisedime për këto masa.

1. Kërkesa për maskë për pasagjerë

Sipas shoqatave të aviacionit, do të ishte e dëshirueshme që pasagjerët të kenë me vete maskën dhe do të njoftohen për këtë edhe gjatë procesit të rezervimit.

2. Distancë më e madhe

Më shumë distancë kur futeni brenda, por edhe kur kontrolloheni, dhe kjo nënkupton që procesi zgjat më shumë. Për pasagjerët, kjo mund të nënkuptojë se ata duhet të paraqiten në aeroport më herët se më parë.

3. Filtri i ajrit në aeroplan

Filtrat e ajrit do të jenë të pranishëm në secilin aeroplan, në mënyrë që ajri brenda të jetë shumë më i pastër. Filtrat e ajrit e pastrojnë atë nga pluhuri, bakteret dhe viruset.

4. Vendi në mes do të jetë i lirë

Masa e marrë kohët e fundit nga kompanitë ajrore për lirimin e ulëses së mesme mund të bëhet problemi më i madh në rifillimin e operacioneve të fluturimit.

Shoqata Austriake e Aviacionit paralajmëron se aeroplanët e mëdhenj mund të humbin nga ky ndryshim i madh 30 për qind të ngarkesës së tyre, ndërsa aeroplanët më të vegjël mund të humbasin deri në 50 për qind të ngarkesës së tyre, si pasojë edhe të ardhurat e tyre bien, ose ata rrisin çmimin e biletave.

5. Testet në aeroport

Kjo është e qartë se njerëzit që dyshohen se kanë coronavirusin nuk lejohen të fluturojnë.

Linjat ajrore janë duke pritur për një vendim nga autoritetet që të lejohet testimin në aeroport, por kjo po shihet edhe si masë problematike, për shkak të kohës që këto testime marrin.

6. Kamerat e matjes së etheve dhe imazheve termike

Gjithashtu është e paqartë në kohën e tanishme nëse ethet maten para mbërritjes në aeroplan, siç është rasti me mbërritjet e pasagjerëve.

Disa aeroporte përdorin edhe kamera imazhesh termike për të zbuluar temperaturën e pasagjerëve ndërsa ata kalojnë. 

Leave a Reply