Mbi 180 mijë persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tashmë më shumë se 180,000.

Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometers, rezulton se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në SHBA kanë ndërruar jetë të paktën 184,434 persona si pasojë e Covid-19.

Bilanci i vdekjeve në SHBA është më i larti në botë, i pasuar nga Brazili dhe Meksiko.

Nga ana tjetër, vendi numëron deri më tani mbi 6 milion të infektuar duke bërë që SHBA-të të jenë edhe vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në botë.

Të radhës pasojnë Brazili dhe India.

Leave a Reply