Mbi 68 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 68 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 68.862.000 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 15.370.339 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.703.908), Brazili (6.628.065), Rusia (2.515.009), Franca (2.295.908), Italia (1.742.557), Britania e Madhe (1.737.960), Spanja (1.725.700), Argjentina (1.466.309), Kolumbia (1.377.100) dhe Gjermania (1.200.006).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.551.760 persona ndërsa 47.086.637 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Leave a Reply