Mbretëroi për 40 vjet, por në fund “arratiset”

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe duke lënë vendin mes një hetimi për korrupsion. Ai shfaqet në një fotografi të publikuar nga një media spanjolle tëksa mbërrin në Abu Dhabi. Juan Carlos lajmëroi të hënën se do të largohej nga Spanja.

Ish-monarku ka mohuar të ketë shkelur ligjin dhe tha se do të ishte në dispozicion të prokurorëve nëse do të kishin nevojë për ta intervistuar. Largimi i tij ka shkaktuar debat në Spanjë rreth monarkisë dhe spekulimeve se ku mund të kishte shkuar ish-mbreti.

Më herët u raportua se ai kishte shkuar në Republikën Domenikane ose në Portugali. Megjithatë tashmë ai ka zbritur në Abu Dhabi. Aty ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me Princin e Kurorës Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Megjithatë, zyrtarisht destinacioni i tij mbetet i pakonfirmuar. Familja mbretërore spanjolle dhe qeveria kanë mohuar të komentojnë për vendndodhjen e tij.

Juan Carlos abdikoi nga froni në 2014 pas 40 vjetësh dhe ia dha fuqitë djalit të tij, Felipes.

Vendimi i tij erdhi pas një hetimi që përfshinte dhëndrin e tij në një udhëtim për gjuetinë e elefantëve ndërkohë që Spanja ishte pushtuar nga kriza financiare.

Në Qershor të këtij viti, Gjykata Supreme nisi një tjetër investigim për Juan Carlos në lidhje me përfshirjen e tij në një kontratë për hekurudhat në Arabinë Saudite.

Juan Carlos njoftoi për largimin përmes një letre dërguar djalit. Ish-mbreti sqaronte se vendimi erdhi pas ngjarjeve të fundit dhe shpresonte që me largimin e tij, mbreti aktual të vazhdojë detyrën në qetësi.

Leave a Reply