Me suksese të trilluara nuk shpëlahemi nga mëkatet

Pse ka nevojë grupi i kryebanditit, Shaqir Fetai, për të gënjyer e trilluar aq shumë? Sepse mendojnë se, duke gënjyer e duke shpifur, duke trilluar e duke fantazuar, më lehtë mund të shpëlahen nga mëkatet

Nga Haxhi Isa Xhaviti

“Nën organizimin e Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema, H. Hfz. Ef. Shaqir Fetai dhe Komisionit Qendror të Kurbanëve…” së bashku me të gjithë myftinitë paskan arritur që të shpënrdajnë 50 ton mish kurbani, tonelatë kjo që i paska tejkaluar të gjitha pritshmërritë e grupit banditesk të Shaqir Fetait.

1.

Tashmë u tha dhe u verifikua se Shaqir Fetai nuk është kurrfarë kryetari e kurrfarë reisi, por, bandit i thjeshtë i cili me dhunë shkelë të gjitha aktet normative të BFI-së dhe përpiqet të kap një pozicion pre nga më së miri e më së lehti mund t’i mbulojë gjurmët e krimit që i kreu me decenie në bashkëpunim të ngushtë me ish-reisin, Sulejman Rexhepin.

2.

Shaqir Fetai, i sëmurë nga Koronavirusi nuk mund të jetë as organizator e as kordinator, por, thjesht, një pacient i cili në kushte shtëpie po mundohet ta tejkalojë këtë hall (këtë vërejtje nga Zoti Fuqiplotë) dhe të shërohet sa më shpejt.

3.

Çka është ky farë “Komisioni Qendror i Kurbanëve”? Kurbanët, pra lopët dhe dhentë, kafshët e blerë për t’u therrur paskan “Komision Qendror”!!! BFI-ja duhet të ketë komision qendror që vendos për çmimin e kurbanëve, komision qendror për mbikëqyrjen e therrjes së kurbanëve, komision qendror për caktimin e frigoriferëve e magazeve frigoriferë ku do të ruhet mishi për nevoja të nxënësve të Medresesë, komision qendror për paketimin e mishit të ndarë për humanitet, komision qendror për kontrollimin e listave për shpërndarje të mishit në tërë territorin, komision qendror për shpërndarje dhe mbikëqyrje të këtij aksioni etj. Dhe, mbi të gjitha këta komisione duhet të jetë ai Komisioni Qendror i cili para Rijasetit do të raportonte mbi ecurinë e tërë aksionit. Kështu siç kanë filluar të rapotojnë nëpër media akoma pa u përgatitur raporti, ashiqare po shihet se po rrejnë dhe se po përgatiten për vjedhje e grabitje të madhe edhe sivjet!

4.

Me suksese të trilluara dhe me përpjekje për ta përmirësuar imazhin e haramit me të cilën u shpërfaqën për plotë 6 vite me radhë, nuk do të mund të amnistohen nga nevoja imediate për të raportuar për ato vite kur i vodhën vakëfet, aksionet fetare si dhe kur e degraduan Institucionin fetar si dhe jetën fetare në çaste përfitimi përmes vjedhjes kolektivisht!

5.

Në lajmin paraprak thonë se në territorin e Myftinisë së Shkupit paskan shpërndarë 800 pako mish kurbani. Le të jenë këto pako nga 5 kg mish, do me thënë gjithësej 4 ton! Një ditë tjetër thonë se në këtë territor shpërndanë 15 ton mish. Tani, kush po gënjën, komisioni i Myftinisë apo “komisioni qendror”! 15 ton mish i paketuar në pako nga 5 kg do të duhej të paketohej në 3000 pako! Mendojnë se aq lehtë mund të besojë dikush se në territorin e Shkupit u shpërndanë 3000 pako me mish?!

6.

Gjithësej, në mbarë vendin, sipas “komisionit Qendror të Kurbanëve” (vetëm në BFI kafshët mund të kenë Komision Qendror ”, qenkan shpërndarë mbi 50 ton apo mbi 50.000 kg mish kurbani? Do me thënë se qenkan therrur për aktivite humanitare mbi 250 kafshë të mëdha, ose, mbi 1750 kafshë të imëta! Sa për informim të “Rijasetit” të Shaqos, ky numër kurbanësh të cilin e paraqitni ju, është tre herë më i vogël se numri i vitit të kaluar nën organizimin e Sulejman Rexhepit.

7.

Askush nuk po i pranon këta banditë, madje as kryebanditin e tyre Shaqir Fetain, të cilit, madje edhe më me vrull se Sulejman Rexhepit po i shahet fytyra dhe gjithçka tjetër që shkon me fytyrë.

8.

Për t’u shpërndarë 50 ton mish, apo 50 mij kg, në pako me nga 5 kg, do të duheshin të katën 10 mijë pako.

9.
Sipas “Komisionit Qendror të Kurbanëve”, vetëm në Myftinitë e Kumanovës qenkan shpërndarë 7 ton mish, kuse, në Kërçovë, Strugë, Ohër dhe Dibër qenkan shpërndarë gjithësej 7 tonë mish! Po për myslimanët dhe të varfërit e Manastirit, Prilepit e Shtipit nuk pat mish kurbani?!


10.

Mos të harrojmë të nënvizojmë edhe faktin se, tërë ky mish i shpërndarë për humanitet, është teprica nga ajo që fillimisht është magazinuar për nevojat e Medresesë “Isa Beu”! Po çka u bë me mishin e magazinuar dy vite radhazi e që nuk u hëngër asnjë gram meqë Medresja dhe guzhina e saj nuk funksionoi! Për këtë asgjë nuk u tha! Të paktën nuk u tha që në ato dy vite u therrën simbolikisht disa kurbanë ndërsa paratë e tjera të pagura prej myslimanëve nga vendi e dispora, u futën nëpër xhepa, si të Sulejman Rexhepit ashtu edhe të Shaqir Fetait.

11.

Në bazë të statistikave, mbi 90 për qind e diasporës sonë kurbanët i kanë paguar në BIK, në Bashkësinë Islame të Mait të Zi, si dhe, në mos e gjitha diaspora, kanë paguar në xhirollogaritë e shoqatave të ndryshme.

12.

Nuk thonë më kot se, Shaqir Fetai është edhe më i keq dhe me fytyrzi se Sulejman Rexhepi! Kurbani paguhet nga myslimanët e vendit për nevojat e Medresesë dhe pjesa tjetër dhurohet per fukarenj, të varfër dhe për kategoritë që janë në nevojë. Shaqir Fetai vendos që nga hisja e kesaj kategorie të ndahet një pjesë për infermieret e Gostivarit! Pse? Sepse u përkujdesën për ta shëruar nga koronavirusi? Nëse Shaqir Fetai ndjenë obligim moral që t’i qerase keto infermiere, le ta bëjë këtë nga pasuria e vet e jo nga djersa e myslimanëve të vendit, sepse askujt b… nuk i ha për Shaqon. Ai vepron kaq lirshëm kundër dispozitave të kurbanit sepse kështu i thotë ai “Sulejman Rexhepi” i instaluar përjetë brenda Shaqir Fetait prej të cilit kurrë nuk do të mund të lirohet.


13.

Moootiiiiii kan pas thënë se “ME RRENA NUK SHKOHET N’XHENET”, o “Komisioni Qendror i Kurbanëve”!

Leave a Reply