Merkel e hapur për Sputnik V: Çdo vaksinë e miratuar nga EMA është e mirëpritur

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se të gjitha vaksinat e miratuara nga rregullatori i BE për ilaçet janë të mirëpritura, përfshirë vaksinën ruse dhe atë kineze. Në një intervistë në televizion ajo tha se gjermania kishte mirëpritur të dhënat inkurajuese nga testimi i vaksinës ruse Sputnik V.

“Çdo vaksinë që miratohet nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve është e mirëpritur. Unë kam folur me presidentin rus për këtë. Ne kemi parë të dhëna inkurajuese sot për vaksinën ruse. Çdo vaksinë është e mirëpritur në BE për sa kohë që është miratuar nga EMA”- tha Merkel.

Kjo erdhi pasi ajo tha muajin e kaluar se ishte e hapur për idenë e përdorimit të kapaciteteve evropiane prodhuese për të rritur prodhimin e vaksinës ruse. Më herët gjatë ditës Merkel tha se Gjermania do të vaksinonte 10 milionë njerëz deri në fund të këtij tre mujori të parë.

‘Ne do të mund të vaksinojmë 10 milionë persona duke përdorur vaksinat e miratuara në bllok në këtë tre mujor dhe më pas do të ecim me të njëjtat ritme’- vijoi Merkel.

Ajo po ashtu tha se zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë që ata që refuzojnë të bëjnë vaksinën, në një fazë të caktuar të përballen me ndonjë kufizim.

Leave a Reply