Merkel-Putin, bisedë për vaksinën/ Gjermania e Rusia synojnë të kenë një prodhim të përbashkët

Gjermania dhe Rusia po diskutojnë për prodhimin e përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit. Në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, kancelarja Angela Merkel foli për për një marredhenje më të ngushtë për të përballuar sitatën e pandemisë.

Telefonata midis dy politikanëve është bërë publike në një njoftim zyrtar nga Kremlini.

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave.”

Në deklaratë u tha se ministritë e Shëndetësisë të të dy vendeve dhe agjencite të specializuara do të vazhdojnë diskutimet mbi këtë çeshtje.

Rusia dhe Gjermania kanë filluar vaksinimet masive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar nga BionTech/Pfizer, ndërsa Rusia po përdor vaksinën e saj Sputnik V.

Ndërkohë me 6 janar pritet se Agjencia Evropiane e Barnave të miratoi edhe vaksinën e kompanisë Moderna.

Leave a Reply